Pas një suksesi të madh me këngën “Pa dashni”, e cila vazhdon të votohot pafund nga fansat, Ronela Hajati ka surprizuar fansat jo vetëm me një por me dy projekte muzikore.

Këngëtarja e njohur ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur Don Phenom, duke sjellë dy projekte mjaft ritmike, që priten të shndrrohen në hitet e kësaj vere.

“Cohu” dhe “Dilema” janë dy këngët që janë publikuar rreth një javë më parë, në të njëjtën ditë.

Dy janë më mirë se një“, kështu është shprehur këngëtarja në një postim të bërë në rrjetin social, “Instagram” teksa ka bërë promovimin e të dyja këngëve.

Edhe pse të dyja projektet janë pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, vetëm një këngë ia ka dalë të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Cohu”, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë Ronela dhe Don Phenom, ka mundur të marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u futur në “The Top List” por ajo cfarë është më e rëndësishme është pozicionimi i saj në vendin e 7-të.

Nëse edhe “Dilema” do të ketë të njëjtin fat, kjo mbetet për t’u parë javën e ardhshme. Nga ana tjetër fansat ende shijojnë “Pa dashni” të Ronela Hajatit, e cila për këtë javë mban vendin e 10-të.