menu

Diana në Top 5, kujt ja priste mendja!


Ora: 19:55 Datë: 08/09/2021

Diana, një artiste që i është bashkuar kohët e fundit “The Top List” me projektin e saj “Nëse Don”, ka arritur që këtë javë të pozicionohet në Top 5 dhe më saktësisht në vend të katërt. Kjo është ndër rastet e rralla kur një artiste e re ka arritur të konkurrojë kaq afër në renditje me artistë më të vjetër dhe më në zë.

Mesa duket, “Nëse Don” arriti që në shumë pak kohë ta thyejë këtë tabu dhe të arrijë lart në renditje. Diana me projektin e saj bëri për vete publikun dhe ka marrë votat që duhet për ta pozicionuar në një vend goxha të mirë.

“Nëse Don” ka vetëm 3 javë në klasifikim, por deri tani ka rrëmbyer goxha zemrat e fansave. Me ëmbëlsinë e saj dhe zërin karakterizues, por edhe butësinë që e karakterizon, askujt nuk ja priste mendja që Diana do të arrinte një sukses të tillë.

“Nëse Don” është rritur me 2 vende nga java e kaluar dhe na mbetet vetëm të presim nëse suksesi i Dianës do të vazhdojë të rritet në klasifikimin e javës së ardhshme.