Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re të titulluar “Happy Birthday”. Ky projekt vjen si një urim i mirëfilltë për të gjithë ata që festojnë ditëlindjen e tyre. Nëse më parë ditën tonë të veçantë e shoqëronim me ‘himnin’ e ditëlindjes nga Dj Bobo me “Happy Birthday”, Dafina e ka zëvëndësuar më së miri me projektin e saj.

Edhe pse kjo e Dj Bobo ka një tekst goxha të thjeshtë dhe të memorizueshëm, apo melodi që të qëndron gjatë në mendje, na lejohet të themi që projekti që solli Dafina qendron tashmë më lart. Një këngë e tillë mungonte shumë në tregun shqiptar dhe këngëtarja e shfrytëzoi më së miri si mundësi.

Megjithatë, jo vetëm Dj Bobo, por edhe reperi 50 Cent njihet për këngën e tij si urim për ditëlindje. “Happy Birthday” nga ky i fundit, njihet akoma dhe më gjerësisht dhe ka një natyrë tjetër, më ritmike, fiks për t’u shijuar në ambiente clubi duke festuar. Megjithatë, projekti i Dafina Zeqirit, është momentalisht versioni më i mirë shqiptar që po ndjek modelet e huaja. Mbetet për t’u parë se në ditëlindjen e rradhës, cila do të jetë kënga më e dëgjuar. Ndërkohë, “Happy Birthday” nga Dafina Zeqiri renditet në vendin e 100-të në “The Top List”.