Prej kohësh tashmë po bën bujë të madhe lajmi se Dafina Zeqiri do të publikojë albumin e saj më të ri “Dafinë Moj”. Fansat e saj mezi po e presin këtë album dhe që tani ata mund ta rezervojnë online për një çmim shumë simbolik. E gjithë kjo pasi Dafina do të dhurojë të gjitha të ardhurat për fëmijët me autizëm në Kosovë.

Jo vetëm e talentuar, por Dafina na ka treguar që është gjithashtu edhe shumë humane. Kjo kauzë kaq e madhe ka qenë një arsye më shumë që të gjithë të nxitojnë dhe ta rezervojnë “Dafinë Moj”. Dafina nëpërmjet postimit të saj të fundit në Instagram, ka bërë të ditur edhe njëherë bashkëpunimin me Gjirafa Mall me të cilën është bashkuar për këtë nisëm si dhe nuk ka harruar të falenderojë të gjithë ata që e kanë rezervuar albumin dhe ajo është kujdesur që t’i kushtojë dhe një dedikim nga ana e saj.

Dafina ka bërë me dije shumë bashkëpunime të reja që do të mbajë albumi i saj më i ri “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Tuna, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.

Teksa Dafina prej javësh tashmë po shijon ende suksesin e bashkëpunimit të saj me Lyrical Son, “Llafe Llafe”, i cili qëndron prej 3 javësh tashmë në vend të parë, njerëzit janë shumë kuriozë se kur do të publikohen këngët e saj nga albumi “Dafinë Moj”.