Vendi i parë këtë javë ka ardhur një surprizë e vërtetë me një artist të ri dhe me një projekt që është shndërruar menjëherë në këngën më të dëgjuar dhe të votuar.

Eshtë pikërisht Bardhi dhe projekti i tij më i ri “Betohemi”, i cili këtë javë është ngjitur me 8 pozicione nga java e kaluar, duke zënë kreun e 100 këngëvë më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Komente mjaft pozitive ka marrë Bardhi më këtë prurje të re muzikore, zëri i të cilit ka marrë vlerësime maksimale.

I kontaktuar nga “Top Aëards” në lidhje me këtë sukses, Bardhi është përgjigjur: “Jam shumë i lumtur që në Shqipëri kam patur kaq shumë mbështetje dhe sidomos në klasifikimin tuaj, i cili është mjaft serioz”.

Sa i përket hyrjeve të reja, 5 projekte i janë shtuar klasifikimit të “The Top List” kete jave.

https://www.youtube.com/watch?v=I7qFUOlGMpg