menu

Flori Mumajesi, ja kujt ia kushton këngët e “vuajtura”…


19:47 04/12/2018

“Ja ke bo vetes” titullohet prurja më e re dyshes së talentuar Bruno dhe Flori. Ky bashkëpunim ka marrrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe falë mbështetjes së fansave është futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës shqiptare.

Një këngë që ka marrë mjaft komente pozitive, por kujt i kushtohet ajo…

Prej kohësh në median online përflitet për marrëdhënien Elvana- Flori dhe që prej qarkullimit të lajmin se dyshja i dha fund lidhjes, qoftë asaj profesionale apo personale, vazhdojnë të komentohet çdo këngë e publikuar nga dy emrat e njohur të muzikës shqiptare.

Në muajin mars, Elvana u rikthye me një minialbum “3”, i cili u komentua gjatë nga fansat se ishte një dedikim i qartë për Florin. Nga ana tjetër, Flori, edhe pse rrallë publikon projektet e veta muzikore, ai është gjendur sërish në qendër të vëmendjes për këngët që bën për artistë të ndryshëm.

Çdo këngë që ai bën, i dedikohet Elvanës, të paktën kështu përflitet kudo nëpër portalet shqiptare. Ishte kënga e Kejsi Tolës, “U Rritem”, ajo që fillimisht u komentua se ishte një dedikim që Flori i kishte bërë Elvanës pasi muzika dhe teksti ishte bërë pikërisht nga ai.

Së fundmi janë dy këngë që përfliten se i janë dedikuar Elvanës dhe këto dy projekte muzikore janë prodhuar dhe sjellë nga Flori.

“Ti kisha dhënë më të mirat e jetës, sma ke bo mu, ja ke bo vetes”, kjo është një nga frazat e tekstit të këngës “Ja ke bo vetes”. Sipas komenteve në rrjetet sociale, kjo këngë duket qartë që është dedikim për Elvanën, madje ka ndjekës që komentojnë se Flori nuk duhet të mërzitet për këtë dashuri të humbur. Ndërsa një ndër komentueset i shkruan Florit se duhet të pajtohet me Elvanën pasi jeta është e shkurtër.

Një tjetër këngë që u diskutua shumë si një dedikim për Elvanën, është publikimi më i fundit i Florit, “Plas”, kënga pjesëmarrëse në “Kengen Magjike” këtë vit.

Në fakt, të gjitha këto teori kanë rënë poshtë pasi në një intervistë të dhënë për Ardit Gjebrean, Flori ka sqaruar një herë e përgjithmonë se është e vërtetë që ai ka dashuruar vetëm një herë vërtet në jetë por ky person nuk i përket aspak showbiz-it.