Elgit Doda ka vetëm dy javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Asaj”. Këtë javë, këngëtari dhe kantautori është bërë për herë të parë, pjesë e klasifikimit të “The Top List”, falë këtij projekti muzikor.

I kontaktuar nga “Top Awards”, artisti ka zbuluar më shumë detaje sa i përket “Asaj” si dhe ka treguar planet për këtë verë.

TA: Na zbuloni më shumë për këngën tuaj të re “Asaj”, për çfarë flet ajo?

Elgit Doda: Teksti flet për një dashuri të humbur, shkaqet nuk dihen…(enigmë).

TA: Ai dedikohet kjo këngë një personi të veçantë?

Elgit Doda: Tema është diçka që ndodh shpesh, çdo kush mund ta gjejë veten në tekst.

TA: Kush është kujdesur për videoklipin dhe ku është xhiruar ai?

Elgit Doda: Video është punuar nga Provideo Albania dhe është xhiruar në Vlorë.

TA: Brenda një periudhe shkurtër, keni publikuar dy projekte muzikore, mendoni se duhet të kishit lënë më shumë kohë mes dy projekteve?

Elgit Doda: Besoj se nuk ka afat kohor për këtë gjë, thjesht kështu më erdhi ta bëja…

TA: Kantautor dhe këngëtar, cilin preferon më shumë?

Elgit Doda: Secila ka kënaqësinë e vetë si të jesh këngëtar ashtu edhe të krijosh muzikë për këngëtarë të tjerë. Nuk i ndaj dot.

TA: Preferon më shumë bashkëpunimet apo këngët “solo”?

Elgit Doda: Varet nga materiali që punoj, si më përshtatet më shumë por bashkëpunimet sigurisht që kanë një tjetër vlerë.

TA: Kjo verë do të sjellë diçka të re nga ju?

Elgit Doda: Akoma nuk kam filluar, do kem shumë projekte këtë vit

TA: Kjo është hera e parë që jeni pjesë e klasifikimit të “The Top List”, si ndiheni për këtë?

Elgit Doda: Kur puna e një artisti vlerësohet sigurisht që ndihem i kenaqur…

TA: Një mesazh për fansat tuaj…

Elgit Doda: Do jem gjithmonë pranë jush me muzikën time për t’ju mbushur shpirtin. JU DUA