menu

Yon Idy

#Bio

Yon Idy është një kantautor nga Shkupi. Emri i tij i vërtetë është Jon Ajdini, por duke qënë se këndon në gjuhën angleze, ai ka vendosur që emrin ta shkruajë si Yon, që të huajt të mos e lexojnë si Xhon por si Jon, ndërsa mbiemrin e ka thjeshtëzuar në Idy, që lexohet Ajdi, pa “ni” në fund.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka qënë i rrethuar me muzikë pais babai i tij është pronar i një stacioni radioje në Shkup, ku punon edhe nëna e tij.

Jon ka nisur të merret me muzikë relativisht vonë, ekzaktësisht në moshën 16-vjeçare, kur vendos të marrë kitarën e shtëpisë dhe me ndihmën e internetit mëson të luajë me të.

Brenda një periudhe të shkurtër, ai e kupton se dëshiron të krijojë këngët e tij, të kompozojë dhe të shkruajë tekste. Pa i mësuar mirë të gjithë akordet, ai mundohej të krijonte ndonjë gjë origjinale, ndonjë melodi të vetën. Muzika iu bë pasion dhe e kuptoi se ajo do të jetë gjëja kryesore me të cilën do të merret në jetë.

Ndërkohë që ka bërë debutimin e tij të parë muzikor me  “Gentle”, Yon premton një produktivitet muzikor në dy-tre muajt në vazhdim, pasi pritet të publikojë disa këngë të reja.