Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”.
Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.
Sin Boy u bë i njohur për publikun shqiptar falë bashkëpunimit të tij me Rinën, “Gigi”, publikuar shtatorin e vitit 2018-të.