# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Nëna Parti

Nëna Parti lindi si projekt eksperimental mes dy miqve (Klejd Guza dhe Eduina Alicka) në fillim të 2017-ws si një përpjekje për të sjellë zhanrin e “Vaporwave” dhe “Synthwave” me një interpretim shqiptar.

Vetë emri i dyshes vjen si një evokim i periudhes së komunizmit, por sigurisht me nota sarkastike të cilat bien akoma më shumë në pah në vizualet dhe tekstet.

EP-ja e parë e bandës e titulluar “Outrun P.P.Sh” (Lër pas P.P.Sh.), përmban 4 këngë të ndikuara thellësisht nga ritmet “synthwave” të viteve 80′ dhe fjalime të mbivendosura të Enver Hoxhës për të krijuar një efekt nostalgjie, e cila nuk ka ekzistuar në Shqipëri.

EP-ja e dytë “Brief Glimpses of Beauty” (Shfaqje të shkurtra të së bukurës) tregon një histori të shkurtër në 4 këngë: bukuria dhe humaniteti shfaqen dhe në periudhat më të errëta. Vizualet e krijuara me mjeshtëri nga artisti Xhon Dervishi tregojnë nje Enver në stilin Cyborg (njeri i ndërthurur me makinë).

Klejdi është producenti kryesor i dyshes dhe forca drejtuese pas krijimtarisë muzikore. Projekti me i ri “God fell in love with a stripper” tregon nje histori fiktive, të shkruar nga Fabio Çani, ku Zoti kap vështrimin e Evës duke kërcyer dhe aty i zgjohen anë dhe ndjesi të dobëta, të cilat shkojnë krejtësisht kundër atij imazhi që çdokush ka për të.

NEWS

Kush është Gonzo - gjysma e hitit të ri të NËNA PARTI

Nena Parti është një ndër hyrjet më të reja të kësaj jave, i cili si gjithmonë godet në shenjë me prurjet e reja muzikore. “I wish, I am, I promise” titullohet kënga më e re e Nëna Parti, e cila është mirëpritur nga publiku shqiptar, duke e sugjeruar dhe e...

Artistët më të lexuar në "Top Awards"

Në faqen e “Top Awards” një ndër kategoritë mjaft të klikuara është ajo e lajmeve rozë. Publiku është mjaft i interesuar të dijë më shumë për artistët dhe veprimtarinë e tyre. Po cilët janë artistët më të lexuar në “Top Awards”? Pavarësisht se mund të mos numërojnë shumë klikime në...

Njihuni me Nëna Parti, jo ajo që mendoni ju

Një ndër hyrjet më të veçanta të kësaj javë është padiskutim projekti i titulluar “God fell in love with a stripper” i sjellë nga një dyshe tepër e talentuar, të njohur në fushën e artit me emrin Nëna Parti. Nuk është aspak ajo që po mendoni ju, por dy artistë që kanë...