menu

Mentor Haziri

#Bio

Mentor Haziri është një nga këngëtarët më të njohur dhe të talentuar shqiptarë. Ai ka lindur më 2 Nëntor të vitit 1979 në Ferizaj, Kosovë. I njohur për rrugëtimin e tij të suksesshëm me grupin “Kthjellu”, tashmë ai po shijon periudhën e të qënit solo.

Më datë 21 Korrik 2011, Mentor Haziri publikon videoklipin “Ëngjëll”. Më datë 21 Prill 2014, ai publikon videoklipin “Vetëm Një Herë”. Në 17 Nëntor 2014, Mentori publikon videoklipin “Transition”. Më pas në vitin 2016, “Kujtoje”, në 2017 publikohet “Survivor”.

Më datë 13 Tetor 2017, Mentor Haziri publikon videoklipin “Zemër E Vrarë”. Muzika e këngës u punua nga Mentor Haziri, Mentor Haziri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Në po të njëjtin vit ai merr pjesë në Këngën Magjike 2017 me këngën “Plagë në zemër”.

Më datë 27 Shkurt 2018, ai publikon videoklipin “When I Hear Your Name” dhe në po të njëjtin vit merr pjesë sërish në Këngën Magjike 2018 me “Më Ke Vra”. Në vitin 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin “Hana”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative, ndërsa produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku. Kënga është e zhanrit baladë dhe është mjaft e veçantë sa i përket video xhirimeve, ku në qendër të vëmendjes është një balerinë.

Në vitin 2019, Mentor Haziri publikon videoklipin “Kom Me T’lanë”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Produksioni audio u realizua nga Irkenc Hyka. Në 2020, publikon videoklipin “Mara”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Eriona Rushiti dhe në po të njëjtin vit merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën “Mara”.

Përsëri në vitin 2020, Mentor Haziri publikon videoklipin “Për Ju” dhe “Nji Grusht Trandafila”. Së fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të ri “Sonte” që bëri dhe të cilësohej si artisti më i ri në “Top Awards”.