# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mateus Frroku

Mateus Frroku është një këngëtar i njohur shqiptar, i cili ka lindur në qytetin e Korçës më 9 Qershor 1990. Ai ka nisur të marrë mësime muzike që në klasën e 5-të. Më vonë ai vazhdoi shkollën e mesme në shkollën “Tefta Tashko Koço” në Korçë, ku studioi për kitarë dhe piano. Gjatë fëmijërisë së tij, ai ka marrë pjesë në disa festivale të ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmimin e parë.

Mateus u bë i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku u rendit në vendin e tretë.

Momentalisht Mateus është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

NEWS

Kush është kombinuar më mirë, Alban Skënderaj apo Mateus Frroku?

Ndodh shpesh që këngëtaret të komentohen për veshjet e tyre nëpër videoklipe muzikore por duket se as meshkujt nuk mbeten pas. E shumëkomentuar ka qënë veshja e dy artistëve, Alban Skenderaj dhe Mateus Frroku, në projeket e tyre më të fundit muzikore. Dy artistët kanë përzgjedhur një veshje të ngjashme...

Mateus Frroku vs Alban Ramosaj

Përveçse janë të dy këngëtarë tepër të talentuar, diçka tjetër i bashkon Mateus Frrokun dhe Alban Ramosaj. Së fundmi, Mateus ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Pa kembe ne toke”, në klipin e të cilit ka ardhur në super formë fizike. Në klipin e këngës,...

A është video e re e Mateus Frrokut historia e ndarjes së tij nga e fejuara prej 9 vitesh?

Ndodh shpesh që shumë artistë transmetojnë në projektet muzikore, përjetimet e tyre personale dhe duket se këtë gjë e ka bërë së fundmi këngëtari i njohur, Mateus Frroku. “Pa kembe ne toke” titullohet prurja më e re e Mateus, e cila përflitet se është një dedikim i historisë së tij...