menu

Mariza Ikonomi

#Bio

Mariza Ikonomi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Mariza ka studiuar në liceun artistik “Jordan Misja” e më pas ka përfunduar studimet ne Akademine e Larte te Arteve, dega Kanto.

Artistja e talentuar ka nisur të merret me muzika që në moshë të vogël, duke u aktivizuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve si edhe duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme në Tiranë dhe Shkodër.

Mariza Ikonomi arriti të ngjitej në skenën e madhe të Festivalit Kombëtar në moshën 12-vjecare, në një bashkëpunim me Francesk Radin, ku kënga e tyre “Telefonate zemrash”, u vlerësua me cmimin e telespektatorit.

Në Festivalin e Fëmijeve, mori çmimin e parë me këngën ‘Memedheu’. Po me këtë këngë fitoi përsëri çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të fëmijeve. Me keto dy këngë Mariza u bë shumë e dashur jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Mariza vazhdon të jetë një ndër artistet mjaft të vecanta të muzikës shqiptare dhe projektet e saj vijojnë të sjellin vlera të verteta të artit.