# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Luana Vjollca

Luana Vjollca është një moderatore televizive, kërcimtare, modele dhe këngëtare shqiptare. U lind në 2 shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Fillimisht doli si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas si moderatore në disa emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell”. Në sezonin televiziv 2016-2017, Luana pati emisionin e saj Prime Time, në Top Channel, “Pa limit”.

Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, por radha nuk është e tillë. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.[6] Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.
Programi i humorit “Pa Limit”, nën moderimin e Luanës derivoi nga rubrika e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si emision më vete. Edhe në “E Diell” rubrika moderohej nga ajo. Në të njëjtin program moderatorja ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.

Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi.

Për 6 vite Luana prezantoi motin, çdo mbrëmje pas edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel”, nga 2009-ta deri në 2015-ën.

Në 2017, Luana Vjollca prezantoi “Pa Limit”, transmetuar Prime-Time ne Top Channel.[7]

Luana ka qenë për 2 vite imazh i ‘DigitAlb’ dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.
Në muzikë u rikthye në vitin 2013 me këngën “Tërbohu”, e pas saj në vitin 2014 me baladën e shoqëruar me videoklip, të titulluar “Askush s`do ta besojë”.

Më pas bashkëpunoi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar me videoklip.

Të tjera projekte muzikore janë “E jemja” e publikuar në Mars të 2015-ës dhe 4 muaj më vonë erdhi bashkëpunimi me Getoarin. Kënga ishte “Tirana Lifestyle”.

Në 2016-ën publikoi dy projekte muzikore në të cilat erdhi vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, me dallimin se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.

NEWS

Pse artistë si Enca, Luana apo Art Abazi nuk bënë koncerte këtë vit?!

Siç mund ta keni vënë re edhe ju, projektet e reja muzikore që janë publikuar këtë sezon veror kanë qenë të shumta, por mbajtja e koncerteve jo dhe aq. Disa artistë i kanë munguar skenës këto kohë për arsye të panjohura. Disa nga artistët që kohët e kaluara kanë qenë...

Luana dhe Dhurata si macja me miun për vendin e parë

“Lufta” për të zënë vëndin e parë vijon edhe këtë javë mes Luana Vjollcës dhe Dhurata Dorës. Ndërkohë që dy javët e kaluara ishte pikërisht bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Azet, “Fajet”, kënga që ka qëndruar në vendin e parë, kësaj jave #luanatorët kanë bërë të pamundurën duke rrëmbyer kreun...

"Top 3" me një ndryshim të vogël

Kjo javë është konsideruar mjaft e qetë sa i përket ndryshimeve apo hyrjeve të reja në klasifikim. Sa i përket zonën së nxhetë, kemi vetëm një ndryshim të vogël dhe është pikërisht një surprizë për fansat e Gjikos dhe Melindës. Bashkëpunimi i tyre më i ri, “X5” ka patur vëmendjen...

Vendi i parë nuk gjen paqe, dhe “Fajet” i ka Dhurata Dora & Azet

Kreu i kësaj jave është bërë sërish lëmsh dhe “fajet” i ka Dhurata Dora dhe Azet. Ndërkohë që javën e kaluar #luanatorët bënë të pamundurën të rendisnin “Locos” në vendin e parë, kjo javë ka ndryshuar pasi ështrë Dhurataa Dora dhe Azet që kanë zënë vendin e parë, duke u...

Yll Limani ruan vendin e parë por Luana i afrohet rrezikshëm

Yll Limani vazhdon të jetë kënga më e votuar për të dytën javë rresht, duke u pozicionuar në vendin e parë. Pavarësisht se Ylli ka rezultuar mjaft i pëlqyer me prurjen e tij më të re muzikore në bashkëpunim me Lumi B, duket se fansat ende janë të cmendur pas...

Ja ku debuton kënga e shumëpritur e Luana Vjollcës dhe Jay Santos

Ndërkohë që në ekran gjendet në një pauzë, Luana Vjollca nuk mundet të qëndrojë pa bërë asgjë, kështu që muzika është një tjetër fushë në të cilën Luana punon fort. Prej shumë kohësh është përfolur për bashkëpunimin e saj me Jay Santos, që më në fund u publikua dhe ajo...

Luana Vjollca, Kylie Jenner e Shqipërisë, e thotë vetë Luana

Sot kryeartikujt e mediave rozë janë pushtuar me emrin e Luana Vjollcës. Shkak për këtë është bërë pikërisht një video e publikuar në kanalin e Youtube, ku si shumë personazhe publik, Luana ka rënë pre e një shakaje të bërë nga Eric Tabach, i cili ka vendosur t’ju shkruajë personazheve...

Luana Vjollca në ngjitje me të treja këngët e saj

Kjo javë e ka sjellë në qendër të vëmendjes Luana Vjollcën. Ndërkohë që po përgatitet për sezonin e ri të “Shiko kush luan” në Top Channel, publiku vazhdon të mbështesë gjithçka që bën artistja e tyre e preferuar. Përmes një postimi të bërë në Instagram ditën e sotme, Luana ka...

Një tjetër vit i suksesshëm për Luana Vjollcën

Dita e sotme është tepër e vecantë për këngëtaren, moderatoren dhe autoren e programit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca. Ndërkohë që feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, këngëtarja ka surprizuar fansat, duke publikuar prurjen e saj më të fundit muzikor, “Ti Amo”. Ka qënë fëmijë kur është ngjitur për...

Pro dhe kundër Luana Vjollcës

Luana Vjollca ia ka dalë të shndërrohet në një ndër personazhet më të përfolur të momentit. Pavarësisht se shpesh herë është përballur me kritika, ajo ka vijuar rrugën e saj, duke besuar fort se me punë arrihet gjithçka. Edhe pse drejtonte një ndër programet më të ndjekura në Top Channel,...

Tre hyrje të reja dhe të gjitha lart këtë javë

Pavarësisht se jemi në kulmin e verës, vetëm tre projekte të reja muzikore i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë. Duket se artistët janë shumë të ngarkuar me koncertet e tyre dhe si pasojë kanë lënë paksa pas dore prodhimin e projekteve të reja, Edhe pse janë...

Luana Vjollca bashkon fuqitë me TNT dhe rikthehet në "The Top List"

Ka kaluar thuajse një vit që nga koha kur Luana Vjollca ka qënë për herë të fundit pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Ka qënë pikërisht kënga “Vetem ty”, e cila ka qëndruar në “The Top List” për 9 javë rresht, duke u larguar në shtator të vitit 2018-të. Luana...