# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ergys Shahu

Ergys Shahu është një këngëtar shqiptar, i cili ka lindur më 10 janar 1991. Ergysi ka rreth 9 vjet që merrret me muzikë në mënyrë profesionale, pra që prej vitit 2010. Ai ka publikuar disa projekte muzikore në atë kohë si “Kam mall per ty”, “Nga e para tja nisim”, “Te kam ne mendje”.

Ndërkohë që vendosi të bënte një pauzë muzikore, Ergysi u rikthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar në vitin 2017-të, duke publikuar projekte muzikore të njëpasnjëshme. Ai numëron shumë këngë në karrierën e tij muzikore dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Anxhelo Koçin, Xhenna, Flor Bana, Kelly, Mishel Rapo etj. Ndër këngët më të suksesshme të Ergysit janë: “Ngjyra e syve”, “Te pershendes”, “Une pa ty” dhe “Vetem asaj”. Ai nuk ka ndërmend të ndalet më në muzikë, por po punon për projekte muzikore, duke bashkëpunuar edhe me artistë të njohur.

NEWS

Ergys Shahu rrëfen çdo të pathënë mbi projektet e tij!

I ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur Ergys Shahu, i cili ka folur dhe ka treguar në lidhje me të gjitha eksperiencat e tij dhe ka zbuluar më shumë në lidhje me projektet e reja që pritet të vijnë dhe jo vetëm...

Top 5 këtë javë plot me hyrje të reja!

Ndoshta kemi hasur gjatë javëve të kaluara surpriza për sa i përket pozicionimit të këngëve në Top 5, por si këtë javë rrallë ndodh. Klasifikimi i Top 5 këtë herë ka ardhur me disa hyrje të reja. E ndërsa vendi i parë nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e...

Ergys Shahu vjen me një bashkëpunim 'pa hile' fare!

“Pa hile” titullohet projekti më i ri i Ergys Shahut që ka sjellë në bashkëpunim me një artiste të re që hyn për herë të parë në Top Awards, Jona Zahaj. Kjo këngë i është bashkuar këtë javë listës së 100 këngëve më të mira shqiptare dhe deri tani publiku...