# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dj Dalool

Dj Dalool , emri i vërtetë i të cilit është Lulzim Abdullahu, është një tjetër dj i suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Interesi i Dj Dalool për muzikën “house” nisi pasi dëgjoi Dj amerikan, Frankie Knuckles.

Dj Dalool nisi të luante muzikën e tij në disa klube të vogla nate në Prishtinë që prej vitit 1996. Gjatë kohës së luftës, ai u zhvendos në Australi, ku nisi të studionte për arte në “Victoria University” në Melbourne.

Dalool prej vitesh tashmë jeton në Zvicër dhe përveçse luan muzikë nëpër klube të ndryshme, ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur në muzikë si Genta Ismajli, Eliza Hoxha, Ardian Bujupi, Alban Skenderaj, Andos etj. Ai ka qënë gjithashu një nga performuesit e “Top Music Awards 2016” së bashku me Ardian Bujupin.

NEWS

Tre këngë me më shumë se 100 javë në klasifikim, "1000 Premtime" është afër largimit, a do ta lini të shkojë javën e ardhshme?

Kjo javë shënoi plot 168 javë “The Top List”, ku nga java në javë kemi patur publikime të reja muzikore, të cilat kanë lënë jashtë disa këngë më të vjetra por ka disa këngë që kanë mundur t’i rezitojnë çdo konkurrence. “Lejla”, bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2...

Kida, Ledri dhe Alban Skënderaj në ndjekje të Elvanës për rekordin e këngës më jetëgjatë në klasifikim

“Lejla”, bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 vazhdon të mbajë rekordin si kënga më e vjetër në klasifikim. E publikuar tetorin e vitit 2016, ky projekt muzikor, ka qëlluar në shenjë që në momentin e parë të publikimit, duke kryesuar “The Top List” për 4 javë. “Një këngë...

Deri më tani vetëm "Lejla" është kënga më e vjetër, ja kush po i afrohet 100 javëve në klasifikim

“Lejla” vazhdon të mbajë rekordin si kënga më e vjetër në klasifikimin e “Top Awards”. Këtë javë, bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, shënon 110 javë në listën zyrtare të “Top Awards”, duke përballuar çdo konkurrencë të projekteve të shumta që janë futur në listë për...

Alban Skënderaj, baladat në ngjitje, bashkëpunimi me Dalool në zbritje

Alban Skënderaj është një ndër artistët, projektet e të cilit shndërrohen menjëherë në hite qofshin projektet “solo” apo bashkëpunimit. Por duket se kjo javë nuk ka favorizuar mjaftueshëm bashkëpunimin e tij me Dalool, “1000 Premtime”, i cili gjatë kësaj javë ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e...

Alban Skënderaj dhe Dalool rimarrin kreun

Alban Skënderaj dhe Dalool i janë rikthyer sërish kreut të klasifikimit të “The Top List”. “1000 Premtime” titullohet ky projekt muzikor, i cili është shndërruar menjëherë në një super sukses. Ndërkohë që ka 7 javë që është pjesë e klasfikimit, duket se me rritjen e temperaturave edhe fansat kanë shijuar...

Alban Skënderaj dhe Dalool vijnë me "1000 Premtime", një stil ndryshe

Alban Skënderaj dhe Dj Dalool kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një projekt të ri muzikor, i cili premton shumë. “1000 Premtime” titullohet kjo këngë e cila është punuar nga Dalool dhe Avaxus ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur Alban Skënderaj. Ky bashkëpunim e ka sjellë në një stil...

Ardian Bujupi dhe DJ Dalool bashkojnë fuqitë përsëri

“Ne jena njo” është bashkëpunimi i parë i dyshes së talentuar Ardian Bujupi dhe Dalool. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me këtë projekt, ata kanë bashkuar sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor, i cili pritet të dalë së shpejti. Kushtuar femrave të ëmbla, Ardiani dhe Dalool, të cilët shkëlqyen...

NRG Band, DJ Aldo dhe Dalool ndezin atmosferën në Top Show

Një mbrëmje e mbushur me atmosferë të mrekullueshme ka qënë programi i fundit i “Top Show”, ku disa prej të ftuarve si NRG Band, DJ Aldo dhe DJ Dalool e kanë shndërruar programin në një arenë të vërtetë feste. NRG Band dhe Dj Aldo, të cilët janë të nominuar në...

Reagojnë fansat, rikthejnë Ardian Bujupin & Dalool

“Ne jena njo”, e publikuar në fund të muajit prill vazhdon ende të jetë e preferuara e publikut shqiptar. Ardian Bujupi & Dalool, të cilët kanë qënë pjesë e “The Top List” vetëm për një javë, janë rikthyer sërish në këtë klasifikim duke u pozicionuar në vendin e 12-të. Falë...