menu

Dafina Zeqiri

#Bio

Dafina Zeqiri ka lindur në vitin 1990, në qytetin e Varberg, Suedi. Dafina ka përfunduar shkollën fillore dhe atë të mesme në qytetin e saj të lindjes.

Që në moshë të re, Dafina filloi të merrej me muzikë. Në moshën 10-vjeçare, ajo mori pjesë në festivalin e fëmijëve në Suedi, me një këngë të shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Kënga ishte në gjuhën angleze.

Në moshën 17-vjeçare, Dafina u kthye në Kosovë, ku nisi karrierën e saj si një këngëtare profesioniste.