menu

Blerina Braka

#Bio

Blerina Braka, e cila ka lindur më 23 Gusht1982, është këngëtare shqiptare. Ajo është paraqitur në shume festivale si Kënga Magjike dhe Festivali i Këngës.

Braka studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në nëntor 2008, ajo mori pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Më lini vetëm”, por nuk mundi të arrij në finale. Në nëntor 2009, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën “Baby Ime”, ku arriti deri ne gjysmë-finale.

Në qershor 2011, Braka mori pjesë në “Top Fest 8” me këngën “Danger”, ku arriti deri në gjysmë-finale Në nëntor 2012, ajo mori pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën “Ole Ole” dhe arriti deri në gjysmë-finale.

Më 20 korrik 2013, ajo lansoi këngën “Zogu Ti” së bashku me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi. Në nëntor të njëjtit vit, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “Fryma ime” ku ajo vetë e shkroi dhe me muzikë nga Gramoz Kozeli.

Në dhjetor 2013, Braka debutoi në Festivalin e Këngës 52 me këngën “Mikja ime”, që u kompozua nga Gramoz Kozeli.[2] Ajo përfundoi në vendin e 12 pasi fitoi 16 pikë nga juria. Në maj 2014, Braka publikoi videoklipin “Shpirt”, në bashkëpunim me Aurel Thëllimi. Me këtë këngë, ajo morri pjesë në Top Fest 11, ku arriti deri në gjysmë-finale.

Më 7 tetor 2016, Braka publikoi videoklipin “Kuq E Zi Këndoj”, ku muzika u punua nga Gramoz Kozeli dhe u shkrua nga Aurel Thellimi, Blerina Braka, Anxhela Peristeri, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Në tetor 2017, Braka morri pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën “Mirupafshim Dashuri”.