menu

Big Kik

#Bio

Big Kik e ka filluar karrierën e tij në muzikë në vitin 2018. Projekti i tij i parë solo ishte në vitin 2019 me “Big”. Në po të njëjtin vit, u pasua me një tjetër hit të titulluar “Ça Je Tu Thon?”, në bashkëpunim me Matolale. Teksti i këngës u shkrua nga Big Kik & Matolale.

Më datë 13 Mars 2020, Big Kik publikon videoklipin “Nuk E Di”. Teksti i këngës u shkrua nga Big Kik. Produksioni audio u realizua nga BledBeats. Më datë 19 Gusht 2020, Big Kik publikon videoklipin “Hip Hop” dhe së fundmi ishte bashkëpunimi me OTTO që i hapi dyert për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”.