Ka thuajse një muaj që është publikuar në kanalin e “Youtube” dhe vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar. Prej 4 javësh, Alban Ramosaj kryeson listën zyrtare të “The Top List”, me këngën e tij “A më do”.

Pavarësisht se ka patur mjaft prurje të reja muzikore, Albani vazhdon të jetë “mbreti” i Top Awards. Ishte Nora Istrefi, ajo që me këngën e saj “Sa t’kom dasht”, kërcënoi pozicionin e Ramosaj por Istrefi vazhdon të mbajë vendin e dytë për të dytën javë rresht ndërsa Alban Skendraj si edhe javën e kaluar renditet në vendin e tretë.

Një ndryshim pozicioni në këtë klasifikim kam pësuar 2TON me këngën “Ta fali jeten”, duke u ngjitur me 6 pozicione. Ndërkohë kjo javë ka sjellë 4 projekte të reja muzikore, duke u bërë menjëherë pjesë e listës zyrtare, të cilat janë: 2po2 ft. Flori – “Gone Girl”, Troja – “A e man men”, Getinjo ft. Babg – “Monster” dhe Soni Malaj Ft. Skivi – “Me mua”. I janë larguar kësaj renditje 2TON – “Pike”, Young Zerka – “Like Rihanna”, Flori – “Ku Gabum”,  Ylli Limani –”Najher”.

Ky është klasifikimi zyrtar i javës të 16-të i “The Top List”, Top Awards:

  1. Alban Ramosaj – A me do
  2. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
  3. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  4. Era Istrefi – Bonbon
  5. Ledri Vula – SRMN
  6. Nrg Band – Ajo m’kalli
  7. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
  8. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
  9. 2TON – Ta fali jeten
  10. Mozzik – Dhezu
  11. 2po2 ft. Flori – Gone Girl
  12. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  13. Samanta – Asnjo si un
  14. Troja – A e man n’men
  15. Majk ft. Gheto Geasy – Sjena mo
  16. Edona Vatoci – Hala
  17. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
  18. Noizy – Number One
  19. Getinjo ft. Babg – Monster
  20. Soni Malaj Ft. Skivi – Me mua