menu

A po prish Tik Tok-u muzikën? Mjafton 15 sekonda të “mira” dhe pjesa tjetër është për në kosh?


Ora: 16:49 Datë: 24/09/2020

Përdorimi i tëpërt i muzikës në Tik Tok, mund të themi që ka sjellë efekte pozitive por edhe negative njëkohësisht.

Së fundmi shohim që në rrjetet sociale disa këngë dëgjohen pafund, duke u bërë tepër të bezdisshme për  faktin se sa shumë mund t’i dëgjosh brenda ditës.

Nga ana tjetër, Tik Tok ka bërë që disa prej këtyre këngëve të jenë tepër të suksesshme, duke bërë të famshëm këngëtarë apo artistë që nuk ishin dëgjuar më parë.

Nisur nga ky fakt duket se artistët por prodhojnë muzikë, duke i kushtuar rëndësi një pjesë të këngës, në mënyrë që të jetë e kapshme nga publiku, duke mos i dhënë rëndësi pjesës tjetër, e cila për hir të së vërtetës është e një niveli të dobët.

Madje ka disa artistë që sjellin dy versione të këngëve, një dedikuar Tik Tok, me kërcime të vecante në mënyrë që ato të luhen dhe interpretohen nga ndjekësit e këtij rrjeti social dhe një version tjetër për radio dhe televizione.

Por a ja vlen e gjitha kjo?