Yon Idy është një tjetër artist, i cili ka vendosur që ta mbyllë 2020-të me një projekt të ri muzikor.

“Got Me All Doën” mban titullin kjo prurje e re muzikore, në të cilën autor i këngës është vetë artisti.

Kjo këngë, e cila ka marrë sugjerimet e duhura për t’u bërë pjesë e klasifikimit, ka një ndikim të madh të bluzit, ndërsa në produksion mbisundon akustika.

“Got Me Doën” flet ëpr një lidhje në të cilën njeriu sheh dhe kupton

Një vit i mbushur me stres, mërzitje, mungesë kuraje ka qënë 2020-ta ashtu sikurse edhe teksti i këngës “Got Me Doën”, i cili flet për një lidhje në të cilën njeriu sheh dhe kupton se nuk është e duhura, por nuk ka forcën dhe mundësinë të dalë prej saj.

E regjistruar në “Studio Podrumot”, kënga e re e Yon-it ka arritur të ketë një debutim mjaft të mirë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 57-të.