Numërimi mbrapsht për vitin 2021-të ka filluar, duke lënë kështu pas një vit mjaft të vështirë për shkak të pandemisë që pushtoi botën. Muzika ishte padiskutim një ndër fushat që u prek më shumë nga Covid -19 dhe sipas parashikimeve duhet një kohë e gjatë që arti të kthehet në normalitet.

Muzika është drita e hënës në natën e zymtë të jetës“, kjo shprehje e shkrimatrit gjerman Jean-Paul, duket se është përshtatur më së miri periudhës pandemike të cilën kaluam dhe ende po e përjetojmë.

Pavarësisht se na u desh të ndaheshim nga njëri-tjetri fizikisht, njerëzit e gjetën mënyrën së si të qëndronin të lidhur dhe padiskutim një ndër gjërat që na mbajti të bashkuar, që na dha shpresë për ditët më të bukura që do të vinin, ishte pikërisht muzika.

Artistët shqiptar nuk u ndalën së prodhuari muzikë të mirë, si një ilac që të shëron shpirtin, për t’ju gjendur sa më pranë publikut të tyre. Forma më e re e performimit të muzikës ishte përmes rrjeteve sociale dhe madje kjo formë na bëri që të njohim përtej kornizave artistët tanë të preferuar, të cilët mundoheshin të ndanin më shumë nga përditshmëria e tyre gjatë karantinimit.

Edhe pse prurjet muzikore nuk kanë qënë të shumta këtë vit, ne jemi munduar të përzgjedhim për ju 100 këngët më të bukura të vitit 2020-të, bazuar kjo në statisikat që këngët janë pozicionuar në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”.

Cilat janë 5 këngët që janë pozicionar dhe votuar më shumë në “The Top List”?

1. Yll Limani – Buzet e kuqe

E publikuar në shtatorin e këtij viti, “Buzet e Kuqe” e Yll Limani është një ndër këngët më të votuara dhe të pozicionuara më mirë në klasifikimin e “Top Awards”. Pavarësisht se ka patur kritika dhe i është bërë një krahasim me The Weeknd, Yll Limani ka arritur të triumfojë me këtë prurje muzikore, për të cilën është shprehur se në fakt është frymëzuar nga muzika e The Weeknd por edhe nga albumi i ri i Dua Lipës. Theksojmë që “Buzet e kuqe” është renditur dy herë në vendin e parë dhe tre herë në vendin e dytë por ajo që duhet shtuar është fakti që kënga nuk është pozicionuar asnjëherë jashtë “Top 10”.

2. Bardhi – Betohemi

Bardhi ishte padiskutim një ndër zbulimet dhe fenomenet e këtij viti. Kënga e tij “Betohem” arriti të rrëmbente vëmendjen e publikut shqiptar që në momentet e para të publikimit. Pavarësisht se ka rreth 4 vite që merret me muzikë, Bardhi u shndërrua në një ndër artistët më të komentuar falë “Betohemi”, e cila është pozicionuar tre javë në vendin e parë. Që në momentin që u rendit në vendin e parë, “Betohemi” ka qënë gjithmonë pjesë e “Top 5”.

3. Eugent Bushpepa – Stay With Me Tonight

Pas letargjisë detajiste që e kishte kapluar për dy vite, Eugent Bushpepa u rikthye në muzikë me “Stay With Me Tonight”, një këngë që për herë të parë e renditi artistin e shumë hiteve muzikore në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Një këngë “Made in Rreshen”, sic vetë artisti është shprehur lidhur kjo me faktin se ai, Adrola dhe Renauri (i cili ka punuar klipin), janë të tre nga Rresheni. Romantiku, Eugent Bushpepa, ka zënë vendin e parë për dy javë rresht me këngën “Stay with me Tonight”, e cila këtë javë shënon plot 46 javë në klasifikimin e “Top Awards”, duke mos u mposhtur aspak nga konkurrenca.

4. Alban Ramosaj – I nat ma fal

Kam shumë faqe të ndryshme brenda meje dhe dita-dites njoh të reja“, kështu është shprehu Alban Ramosaj në një intervistë të dhënë për “Top Awards” dhe padiskutim që “I nat ma fal” ishte një faqe e re për muzikën shqiptare. Një këngë me një mesazh paksa të fshehur, me një klip për të cilin Albani, përtej muzikës, ka treguar pasionin e tij në kinematografi dhe “I nat ma fal” arriti ta bënte për vete publikun, duke e renditur për dy javë rresht në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqitare. Ky projekt muzikor, i cili ka plot 32 javë që gjendet në listë, vijon të votohet dhe dëgjohet nga publiku shqiptar.

5. Stresi – Loco

Një projekt muzikor i realizuar për 30 minuta por që do të shndërrohej në një prej këngëve që do të thyente rekordet në klasifikimin e “Top Awards”. “Loco” ka mundur të qëndrojë në vendin e parë për 8 javë rresht, duke mos u mposhtur nga asnjë prurje e re muzikore që u publikua gjatë asaj periudhe. Ndërkohë që këtë javë shënon 42 javë që gjendet në listë, “Loco” ka arritur të pozicionohet në vendet më të rëndësishme gjatë kësaj periudhe kohore, duke marrë një mbështetje tepër të madhe nga publiku.

 

Kjo

Këto janë 100 këngët më të mira shqiptare të vitit 2020-të:

1. Yll Limani – Buzet e kuqe
2. Bardhi -Betohemi
3. Eugent Bushpepa – Stay With me tonight
4. Alban Ramosaj – I nat ma fal
5. Stresi – Loco
6. Butrint Imeri – M’ke rrejt
7. Ledri Vula – Prej Inati
8. Malli – Kidda
9. Nilsa – Wednesday 3pm
10. Alban Skenderaj ft. Elgit Doda – Parajsa ime
11. Erma -Losing game
12. Besa – C’est la vie
13. Aurela Gace – Lento lento
14. Ronela Hajati – Genjeshtar je per pare
15. Bojken lako – Puthe fatin
16. Young Zerka ft. Argjentina Ramosaj – Pishman
17. Petrit Carkaxhi – Dul behari
18. Saix – Balluke prere
19. Yll Limani – I kom kall
20. Kida x Mozzik – PP
21. Capital T X Ledri Vula – DMP
22. Butrint Imeri x Ermal Fejzullahu – Per nje dashuri
23. Stresi & MRK & Anxhelo Koci – Two Shots
24. Azet ft. Dhurata Dori – Fajet
25. Capital T – Akull
26. Ardian Bujupi – Panorama
27. Yll Limani – Engjej
28. Cricket ft. Dafina zeqiri – Nje here ne jete
29. Buta- Edi Rama
30. Capital T – 600 ps
31. Azet x Dhurata Dora – Lass loss
32. Burint Imeri ft. Nora Istrefi – Dy Zemra
33. Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B – Aman
34. Ledri Vula – Alien
35. Majk- Syte mu kane qerru
36. Don Phenom – Ku je
37. Alban Skenderaj – Ki meshire
38. Dafina Zeqiri – Merri krejt
39. Kanita – Fllad
40. Ledri Vula x Mc Kresha- Gjiganta
41. Enca x Zaza x Mixey – Amor
42. Dardan -Favela
43. Mozzik- Zemra ime
44. Flori Mumajesi – Thjesht te du
45. DENNY NJETO & TIRONCi – PARANOJA
46. Yll Limani – Ski me mpa
47. Ledri Vula – 10/10
48. Mozzik – Madonna
49. Alban Skenderaj – Ki meshire
50. Capital T – Flawless
51. Ghetto Geasy feat. Majk- Zhytem
52. 2 Ton – Amore
53. Dafina Zeqiri – Vuj Vuj Vuj
54. Fllad – Kanita
55. Alban Skenderaj – Cdo dite nje Shen Valentin
56. Pse – Samanta
57. Dardan – Dayytona
58. Vert – No reply
59. Butrint Imeri -Prita
60. P9 – Getinjo 5
61. Eden – Running From myself
62. Kevin Edmond – ye ye ye
63. Ledri Vula – Kanye
64. Capital T – Cest la vie
65. Venera ft. Lind Islami – Ma shume
66. NRG Band – Me mungon
67. Morena & Stresi – Bad Girl
68. Lumi B x Yll Limani – Pate
69. Capital T – Braziliane
70. Young Zerka x Fifi -Pa GAjle
71. Butrint Imeri – Si perpara
72. Anxhelo – I vetmi
73. Dafina Zeqiri – Million $
74. Ana – Ma shume
75. Lyrical Son & Mc Kresha – Ajo po don
76. Majk – Serenate
77. Skerdi ft. Samanta – NKN
78. Romeo – Pa Dashni
79. Fifi – Qaj
80. Capital t – JE TAIME
81. Vert – Sad
82. Paradox- Remember me
83. Keloniki – Unity
84. Enca ft Don Xhoni – Break down
85. Gjiko x Melinda – X5
86. Anxhelo koci – Ma fiancé 3
87. Azet & Albi – Xhep
88. Capital T – Bisha
89. David – Nuk e dua
90. Dardan – Aventador
91. Min3 – RHLM
92. Vin Veli ft Renis Gjoka – Melodi
93. Nushi ft Rino Sopjani – A e din
94. Mercy ft Agon Amiga – Push it
95. Finem x Solo – Elizabeta
96. Fero – Habibi
97. Valsa – ai
98. Diona Fona – Xhani
99. Petrit Carkaxhi – Drenushë e trëmbur
100. Shpat Deda – Instiktivisht