Ylli Limani është rikthyer pas 7 muajsh në tregun muzikor me një projekt të ri muzikor, në të cilin ka ardhur tejet romanik.
“Shiu” titullohet prurja më e re e artistit, i cili duket se ka “fotokopjuar” këngëtarin britanik, Ed Sheeran me “Photograph”. Edhe pse kënga teknikisht nuk mund të quhet e vjedhur, ajo ka shumë ngjashmëri.
Pas suksesit “Najhere”, i cili ka qënë pjesë e “The Top List” për disa javë duke u pozicionuar mjaft mirë edhe “Shiu” duket se është në drejtimin e duhur pasi edhe pse ka vetëm dy javë që klipi është publikuar, ky projekt muzikor është futur në klasifikim dhe është pozicionuar në vendin e 39-të.