Yll Limani është një ndër artistët që ka prodhur shumë projekte të reja muzikore këtë periudhë, këngët e të cilit janë shndërruar menjëherë në hite muzikore.
“Kur t’kujtohet” është projekti më i fundit i Limanit, në të cilin ka ardhur romantik, duke prekur zemrat e publikut shqiptar.
Artisti ka zgjedhur të mos më e shoqërojë me klip këngën e tij, duke i kushtuar shumë rëndësi ajo cfarë kënga përcjell.
Sugjerimet nga ana e publikut e kanë futur këtë këngë menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 63-të.
Yll Limani është një ndër artistët me më shumë këngë njëkohësisht në klasifikimin e “Top Awards”, i cili në total numëron 7 këngë.
Por ndërkohë që ka ecur suksesshëm me këngën e re, një ndër këngët e Yllit nuk ia ka dalë të qëndrojë në listë dhe është pikërisht kënga “S’ki me m’pa”, e cila ka qëndruar në klasifikim 61 javë.