Yll Limani është një ndër artistët më të talentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar dhe jo vetëm. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, një talent i jashtëzakonshëm, Ylli di të dhurojë vetëm hite.
Së fundmi artisti ka qenë dhe në “A Live Night“, ku dha një intervistë shumë të sinqertë dhe personale, për herë të parë dhe të fundit mbase në jetën e tij. Përveç kësaj ai këndoi disa nga hitet e tij më në zë gjatë këtyre viteve, duke përfshirë dhe atë më të fundit “9”.
Duke mos u mjaftuar kurrë me hitet e tij, kemi një lajm të mirë për të gjithë fansat. Së fundmi, Yll Limani ka publikuar në llogarinë e tij në TikTok një të klip të shkurtër të një demoje të relizuar rreth një vit më parë, ekzaktësisht më 7 Prill 2021.
Videon e ka shoqëruar dhe me tekstin e vargjeve në sfond. Me aq sa kuptohet bëhet sërish fjalë për një histori të përfunduar dashurie dhe zhgënjimin që lë pas. Komentet e fansave kanë qenë të shumta duke i kërkuar artistit që ta publikojë të plotë këtë projekt. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë lidhur me këtë projekt…
Ndër të tjera, ditën e shtunë në “A Live Night”, Ylli na tregoi për herë të parë se çfarë kërkon nga partnerja e tij e ardhshme duke na folur kështu rreth jetës së private ekskluzivisht për ‘A Live Night’. Edhe pse ka dëshmuar se do të jetë pjesë e mediave për muzikën e mirë që bën dhe jo për skandale si rrallëherë në këtë rrëfim të tijin ai na tregoi shumëçka rreth jetës së tij, fëmijërisë dhe muzikës.