Mesa duket ky qenka viti i Yll Limanit. Artisti është pozicionuar sërish në krye të “The Top List” këtë javë, por këtë herë me projektin e tij të ri “Era”.
“Era” simbolizon një fazë të re artistike dhe një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e Limanit. Një kapitull i ri artistik që shënon një transformim të madh në karrierën e tij.
“Era” vjen me një drejtim të ri muzikor, ku Ylli eksploron influenca të pop-rokut dhe një qasje shumë më të guximshme në tingull. Kjo këngë e prezanton publikun me një Yll më të pjekur, më të sigurt në vizionin e tij dhe më të lirë për të eksperimentuar me identitetin e tij artistik.
Kënga që hapi epokën e re. Një frymë e re, por me zemër të vjetër.