Pavarësisht se është konsideruar si një ndër vitet më të vështirë në muzikë, Yll Limani ka vijuar të prodhojë projekte të reja, duke qënë shumë pranë me publikun e tij.
Gjatë vitit 2020-të, Limani numëron rreth 5 projekte muzikore, të cilat kanë rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe kjo është vënë re në pozicionimi e tyre në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Yll Limani është pikërisht artisti që mbylli vitin duke zënë kreun e “The Top List”. “Leje” është kënga që vijon të renditet e para për të tretën javë rresht, duke u shndërruar kështu në këngën më të preferuar të publikut shqiptar.
Po cili ka qënë rrugëtimi i këngëve të Yll Limanit në vitin 2020-të?
Ajo që duhet theksuar është fakti se në total, gjatë vitit 2020-të, Yll Limani ka zënë kreun e “The Top List” 9 javë. Këngët, të cilat e kanë bërë artistin të renditet i parë janë: “Engjej” ka zënë vendin e parë 2 javë, “I kom kall” – 2 javë, “Buzet e kuqe”- 2 jave dhe “Leje”- 3 javë.
Por ky nuk ka qënë suksesi i vetëm i artistit, i cili prej javësh ka mundur të futet në treshen më të votuar të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.
Në vendin e dytë Yll Limani është renditur në total 8 herë, “Engjej”- një javë, “I kom kall”- 2 javë, “Buzët e Kuqe” – 3 javë dhe “Leje” – një javë.
Sa i përket vendit të tretë, artisit ka mundur të renditet në total 6 javë, një javë me “Engjej” dhe 5 javë me “I kom kall”.
Momentalisht Limani gjendet në total me 6 këngë, të cilat vazhdojnë të pozicionohet mjaft mirë në klasifikim.
“Pate”, bashkëpunimi i Lumi B dhe Yll Limanit është një ndër këngët që nuk ka mundur të kapë “Top 3” por ajo vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga publiku shqiptar dhe këtë javë shënon plot 19 javë që gjendet në listë.