Yll Limani na ka prekur zemrat me publikimin e tij të fundit, një këngë e mbushur me nostalgji e dhimbje të ëmbël. Artisti ka publikuar versionin e tij të shumëpritur të këngës “Po të pres te shatërvani”.

Kënga, e cila fillimisht u interpretua nga ai gjatë një prej koncerteve të tij live, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. “Po të pres te shadervani” është një këngë ikonike që mban firmën e dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare, Nexhmi Mehmeti dhe Ganimete Jashanica.

Kështu, Ylli ka sjellë një version të përpunuar dhe të regjistruar në studio, duke i shtuar një frymë të tij autentike. 

“Po të pres te shadervani” flet për pritjen e pafundme dhe kujtimet që lidhen me dikë të dashur, duke e kthyer një moment të thjeshtë në një histori të paharruar. Interpretimi i tij i sinqertë e bën këngën të ndjehet si një rrëfim personal që prek çdo shpirt.