Edhe pak na ndan nga publikimi i albumit të ri të Yll Limanit dhe ne jemi gjithë sy e veshë. “Thirrëm sot ose nesër” është albumi i dytë i artistit që do të publikohet më datë 18 Dhjetor.
Ky projekt, siç thotë dhe Ylli, është kaosi emocional i dy viteve të fundit, i përmbledhur në 16 këngë. “Thirrëm ose nesër” është për historitë që nuk mbarojnë kurrë, që janë aty dhe mund të ndodhin prapë, sot ose nesër…
Për thirrjet që mund të kthejnë pas ose të të çojnë përpara. Ky album është një pritje, shpresë, po dhe një lamtumirë e butë. Është për ne që vazhdojmë përpara, po gjithmonë e kthejmë pak kokën mbrapa. Siç rrëfen dhe Ylli:
“Nuk e di çfarë ka me ju dhënë ky album. Ndoshta ju kujton dikë, ndoshta ju prek diku ku nuk e prisni. Veç një gjë e di të sigurtë: e kam bërë me gjithë zemrën dhe nuk kam lënë asgjë pa thënë.”