Ai momentalisht është duke shijuar një eksperiencë të re në karrierën e tij dhe bëhet fjalë për atë të trajnerit të “The Voice of Albania” përkrah Besa Kokëdhimës, Rona Nishliut dhe Alban Skënderaj.
Xuxi, emri i vërtetë i të cilit është Naim Bunjaku, është rikthyer në tregun e muzikës me një projekt të ri muzikor, i cili duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Kanë kaluar 10 javë që nga koha kur “Seven Days” është bërë pjesë e “The Top List” ku nga javë nga javë është vënë re një përmirësim sa i përket pozicionimit.
Vetëm këtë javë, kjo këngë është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 15-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën që përbëhet nga 50 këngë. “Seven Days” është kolona zanore e filmit më të ri shqiptar “7 Dite”, një këngë e prodhuar e gjitha në Anglisht, e kompozuar nga Genti Lako.