“High Love” titullohet projekti më i ri muzikor i këngëtares bukuroshe Xhensila. Ndërkohë që ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, në javën e fundit ajo ka mundur të ngjitet me 13 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë.
Me një tekst të Mozzik dhe muzikë të Zapp & Chriss, duket se artistja ka goditur në shenjë me këtë projekt muzikor, duke u shndërruar në një nga këngët më të preferuara të publikut shqiptar, si dhe duke u bërë artistja e parë në klasifikim që ngjitet me kaq shumë pozicione.
E kontaktuar nga “Top Awards” në lidhje më këtë sukses të jashtëzakonshëm në klasifikim, këngëtarja është shprehur tepër e lumtur duke dhënë një mesazh për të gjithë fansat që e kanë votuar për këtë arritje.
“Janë familja ime e dytë. Dashuria e tyre më frymëzon dhe më motivon të punoj shumë e më shumë”, shprehet artistja.