Momentalisht ajo është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të ri me Kidën, “Uh Baby”, i cili për javën e kaluar renditej në vendin e parë ndërsa këta javë ka rënë me dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.
Por pavarësisht këtij suksesi të madh, fansat vazhdojnë ende të votojnë projektin “solo” të Xhensilës, “High Love”, i publikuar rreth 4 muaj më parë.
Artistja duket se ka goditur në shenjë më këtë projekt pasi kujtojmë që “High Love” ka qëndruar për 7 javë në krye të renditjes ndërkohë që ka 18 javë që është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në vendet më të nxehta të “The Top List”.
Për këtë javë “High Love” pozicionohet në vendin e 13-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm për listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.