Pas një pauze disa mujore, Xhensila Myrtezaj rikthehet më fuqishëm se kurrë. Projekti i saj më i ri i publikuar titullohet “Ale Ale” dhe na bëri që ta shihnim artisten në një sy tjetër…
“Ale Ale” e ka sjellë Xhensilën në një frymë shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar. Shumë larg baladave të saj karakteristike të dashurisë, Xhensila i vuri flakën këtij projekti.
Kënga e saj e re mund të thuhet pa frikë se rrëmbeu plotësisht vëmendjen e audiencës. Artistja bëri që të flitet kudo për “Ale Ale” dhe stilin e saj të veçantë dhe unik këtë herë.
Kënga e re e Xhensilës ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, madje duke fituar një pozicionim mjaft të mirë. “Ale Ale” edhe pse një hyrje e re ka arritur që të ‘zaptojë’ vendin e katërt në Top 5.