Banda e famshme suedeze, MadMan’s Choice, ka surprizuar popullin shqiptar, duke sjellë një interpretim mjaft të bukur të këngës “Xhamadani Vija Vija”.

Grupi suedez ka publikuar ditën e 28 Nëntorit, një ditë e rëndësishmë kjo për të gjithë shqiptarët, versionin e tyre të këngës së mirënjohur shqiptare.

MadMan’s Choice kanë vizituar Rohovecin, në Kosovë, rreth dy vite më parë, si të ftuar special në “Hardh Fest” dhe duket se është pikërisht kjo arsyeja që ky grup ka një dashuri të madhe për Shqipërinë.

Për këtë version të këngës, grupi i njohur ka bashkëpunuar me kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja muzikore është punuar nga Bujar Berisha.

Publiku shqiptar e ka mirëpritur këtë version të ri muzikor, duke e sugjeruar që ajo të bëhet menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe duke e pozicionuar në vendin e 46-të.