Një hyrje e re e kësaj jave ishte pikërisht projekti më i fundit i Vserlo i titulluar “Oqean”. Kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e “The Top List” duke u renditur në vend të 90-të të klasifikimit.

Një këngë me ritme mjaft të qeta, por gjithashtu edhe shumë melankolike. “Oqean” është një baladë romantike, ashtu siç tashmë jemi mësuar duke dëgjuar shumicën e projekteve të Vserlos.

“Oqean” është publikuar fillimisht në muajin janar vetëm në versionin audio dhe ‘lyrics’. Tashmë së fundmi Vserlo na ka gëzuar duke na prezantuar dhe me klipin e këtij projekti. Dhe duhet thënë që ishte fiks ajo që prisnim nga artisti me stilin e tij që e karakterizon.

“Oqean” diti si të na prekë ‘telat’ e zemrës, e fundja çfarë mund të prisnim ndryshe nga Vserlo! Kjo baladë mund të cilësohet pa frikë si një ndër më të mirat e tij. Na mbetet të presim për të parë se si do të jetë rrugëtimi i këtij projekti në klasifikim në javët e ardhshme.