Vivian Biagioni është një ndë artistet më të reja që i është bashkuar Top Awards vetëm pak javë më parë. Ishte projekti “As unë as ti” ai që e solli atë për herë të parë në klasifikim.

Vivian nuk është plotësisht e panjohur për publikun. Përkundrazi, ajo e ka pasur muzikën bashkëudhëtare të saj prej më shumë se 8 vitesh tashmë.

Le të mos harrojmë se përveç aktiviteteve të shumta muzikes, Vivian ka marrë pjesë dhe në “The Voice Kids”, ku u dallua për talentin e saj. Nga ana tjetër, kënga e saj e fundit, “As unë as ti” po vazhdon të preferohet gjithnjë e më shumë nga publiku.

Ky projekt mjaft veror i shkon kaq mirë këtyre ditëve të nxehta të verës. “As unë as ti” është renditur në vend të 20-të këtë javë, duke mbyllur kështu Top 20.