Ronela është një ndër artistet më të talentuara të showbiz-it shqiptar dhe sigurisht ndër më të guximshmet për sa i përket stilit dhe mënyrës së veçantë me të cilën vjen në çdo projekt të sajin. Viti 2021 për Ronelën përkoi me publikimin e albumit të saj të titulluar “Rron” në të cilën përmbante këngë të reja ashtu siç vetëm Ronela di të sjellë.

Mund të themi se viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për Ronelën, pasi jo vetëm që ka publikuar këngë të reja, bashkëpunime, projekte solo apo albumin e saj, por gjithashtu ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Këngës, nga ku mbrëmjen e djeshme arriti të merrte vendin e parë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

“Aventura” – Vendi i 31-të

“Leje” – Vendi i 31-të

“Alo” – Vendi i 42-të

“Shumë i mirë” – Vendi i 67-të

“Prologue”