Besojmë se emrin Visjan Ukcenaj nuk ka njeri që nuk njeh. Një aktor i talentuar humori, por së fundmi edhe një këngëtar po aq i talentuar.

Mes angazhimeve të shumta në aktrim, në televizion dhe në radio, ai e gjen kohën dhe për muzikën. Visjani ka shkëqyer në rolet e tij në spektaklin më të madh të humorit “Portokalli”, me bashkëmoderimin e emisionit “Ndryshe” në Top Albania Radio, si dhe këtë sezon e kemi parë edhe tek “Top Arena” me disa personazhe pikante.

Ai ka bërë disa këngë ku ndër to do të veçonte “S’ka si ti”, “Shot”, “Tjetër Botë”, “A je”. Por ishte kënga “Hana”, në bashkëpunim me Kastro Zizon, projekti që e bëri të njihej dhe si një nga artistët e Top Awards.

E së fundmi është koha për një tjetër sukses. Ai ka bashkuar forcat me Akil Varfi, për të sjellë projektin e ri muzikor “Benz”.

Edhe Akili, ashtu si Visjani, është një ndër aktorët më të talentuar të “Portokalli”, por “Benz” e sjell atë për herë të parë në Top Awards. “Benz” është pritur menjëherë mjaft mirë nga publiku dhe është pozicionuar në vend të pestë të klasifikimit të javës.