Duket se fansat e Vedat Ademit dhe J. Gashit janë ndjerë nostaligjik për bashkëpunimin e dyshes pasi këtë javë, falë votave të tyre, projekti muzikor i dy artistëve ka ecur suksesshëm në klasifikimin e “The Top List”.
Vedat Ademi dhe J. Gashi bashkuan fuqitë këtë verë duke sjellë këngën e tyre të parë së bashku , të titulluar “Thirrëm Dashuri”. Ky projekt muzikor, i cili ka mundur të qëndrojë për 11 javë në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë është ngjitur me 12 pozicione në listë.
Vedati, i cili është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, përflitet se është duke përgatitur projektin e tij më ri muzikor. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka kënaqur fansat duke i paralajmëruar për këngën e tij më të re, e cila mendohet se titullohet “Më mirë me zemër” dhe është një bashkëpunim me Vullnet Ibrahimin. Artisti nuk ka dhënë detaje lidhur me datën e publikimit të këngës.