Po të kthehemi pas në kohë, në muajin mars, “T’kom dasht” është projekti muzikor që për herë të parë e bëri Ukin pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Uki Latifi ose siç njihet ndryshe me emrin Soulkid, sapo ka publikuar këngën e tij më të re, e cila falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, është futur menjëherë në listën zyrtare të “Top Awards”.

“Sjena” mban titullin prurja më e re e Ukit, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë artisti ndërsa është shtëpia diskografike “Royal Music Group”, ajo që e ka prodhuar këtë këngë, ku vetë Uki është një nga bashkëpronarët.

Kjo këngë, e cila i përket zhanrit “Pop-Orient”, për këtë javë mban vendin e 100-të. I kontaktuar nga “Top Awards”, se si ndihet që është pjesë e “The Top List”, Uki është përgjigjur:

“Eshtë shumë ndjenjë e mirë të jem përsëri në “The Top List” pasi padyshim aty bëjnë pjesë vetëm materialet më të mira dhe synimi im gjithmonë është të jem ndër më të mirët dhe të triumfoj aty madje”.