Ajo është duke shijuar ditët më të bukura të jetës pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë por duket se karriera e saj muzikor po shijon gjithashtu ditët e saj më të mira.
Tuna është pjesë e klasifikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore.”Zemra jem”, bashkëpunimi i saj i suksesshëm me Vig Poppën, prej 23 javësh ka mundur t’i rezistojë prurjeve të reja, duke u renditur në vendet mjaft të favorshme të klasifikimit dhe për këtë javë është ngjitur me 7 pozicione. Ndërsa projekti i tjetër muzikor që e bën artisten pjesë të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare është “Bermuda”, i cili për këtë javë është ngjitur me 5 pozicione.
Pavarësisht se së shpejti merr lejën e lindjes, Tuna duket se ka punuar fort deri tani, duke lënë një muzikë të bukur për fansat, të cilët nuk rreshtin së votuari artisten e tyre të preferuar në topawards.top-channel.tv