Eko tashmë ka zënë një vend të veçantë në Top Awards. Çdo këngë e tij ka marrë vëmendjen e fansave që e kanë votuar për të qenë pjesë e “The Top List”.
Thënë kjo, kështu ka ndodhur edhe me projektin e tij më të fundit. “Faleminderit Zot” është kënga e tij më e re që i bashkohet klasifikimit të javës.
Teksti vjen i drejtpërdrejtë, ku Eko reflekton mbi sfidat, por dhe numëron sukseset e tij. Klipi nga ana tjetër, nuk zhgënjen, me efekte speciale dhe plot stil, karakteristik për Ekon.
Me këtë projekt, Eko dëshmon se di të evoluojë dhe të eksperimentojë, pa humbur identitetin e tij artistik. “Faleminderit Zot” pozicionohet aktualisht në vend të 21-të të listës.