Tironci dhe Just X vijnë me bashkëpunimin e tyre të radhës. Kënga titullohet “Rezarta” dhe me shumë mundësi është një dedikim kundrejt një personi mjaft të dashur për artistët.

“Rezarta” ka arritur të marrë votat e mjaftueshme të publikut dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Duket se Tironci dhe Just X kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët drejt suksesit.

Këtë nuk e themi më kot, por sepse ky projekt vjen si bashkëpunimi i dytë mes këtyre artistëve. Para pak muajsh, në prag të ditës së të dashuruarve, Tironci dhe Just X sollën “Jeta ime”.

Një këngë kaq romantike dhe e ndjerë, e kërkonte patjetër një projekt tjetër po të tillë mes tyre. E tashmë, ja ku keni një dedikim të bukur dhe fjalë dashurie për “Rezartën” që ju njihni…