Kjo është javë e tretë që gjendet në klasifikimin e “Top Awards” dhe Lluni së bashku me Bllekin ia kanë dalë të futen në zonën e nxehtë të klasifikimit.
Që në javën e parë të hyrjes në listë, projekti i tyre i titulluar “Termet”, goditit në shenjë, pasi mori mjaft sugjerime nga ana e pubikut, duke u futur që në javën e parë në listë por gjithashtu duke u pozicionuar në vendin e 33-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.
Në javën e dytë të hyrjes në listë, ky bashkëpunim tërhoqi akoma më shumë vëmendje, duke u ngjitur me 28 pozicione. Falë mështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo prurje muzikore arriti të futet në “Top 5”.
Ndërsa këtë javë Lluni dhe Blleki, të cilët tashmë janë pjesë e labelit “Pint”, kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë, duke u renditur në treshen e këngëve më të votuara dhe dëgjuara të javës. Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të “Top Awards”, nëse kjo këngë do zërë vendin e parë javën e ardhshme, duket se fansat janë shprehur tepër entuziazmuar, duke votuar me bindje që “Termet” javën tjetër do renditet e para.