Rilind Alimani kthehet në listë duke na prekur zemrat. “T’lutem” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor që vjen këtë javë në “The Top List”.

Një këngë në dukje e thjeshtë, por shumë e ndjerë, e bukur dhe plot kuptim. Muzika është e pastër, teksti është emocional, dhe gjithçka vjen natyrshëm.

Zëri i Rilindit të prek thellë dhe nuk mundesh që të mos e këndosh edhe ti teksa e dëgjon këngën. Një thirrje e bukur dashurie dhe shumë romantike, shoqëruar nga tingujt e kitares, për ta theksuar edhe më shumë ndjenjën.

Këngët e bukura nuk kanë nevojë për shumë zbukurime të tepërta. Dhe këtë e tregon fare mirë Rilind Alimani tek “T’lutem”. Teksti, muzika, klipi, zëri, plotësojnë në mënyrë perfekte këtë projekt.