Sardi Strugaj njihet për zërin e tij të mrekullueshëm dhe shumë unik. Ndër vite ai ka publikuar shumë projekte të arrira dhe ka marrë përherë dashurinë e audiencës.
Kënga “Sytë” nga Sardi është një nga projektet më të suksesshme të karrierës së tij dhe një këngë që e bëri atë edhe më të njohur për publikun. Që në momentin e publikimit, kënga u prit shumë mirë dhe u kthye shpejt në një hit, duke u dëgjuar gjerësisht në radio, në rrjete sociale dhe në evente të ndryshme.
Sot, “Sytë” ka mbushur 5 vite nga publikimi, dhe edhe pas kaq kohësh, ajo vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet nga publiku. Kjo tregon se sa gjurmë ka lënë kënga dhe që ka arritur të qëndrojë në kohë.
Për shumë njerëz, “Sytë” lidhet me kujtime, histori dashurie dhe momente të veçanta të jetës së tyre. Pas 5 vitesh, kjo këngë mbetet një nga punët më të dashura të Sardit dhe një dëshmi e suksesit dhe talentit të tij në muzikën shqiptare.