Stivi Ushe ka ardhur me projektin e tij më të ri të titulluar “Harruar”. Kjo këngë është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Në fakt, “Harruar” është një projekt që Stivi e ka krijuar tre vite më parë, siç ka treguar dhe ai për ndjekësit. Megjithatë, kjo paska qenë koha e duhur që ky krijim të merrte jetë.
“Si çdo vit, edhe ky vit vjen me një baldë shpirti”, kështu e ka paralajmëruar artisti këtë projekt të ri që do të vinte. Një baladë tipike për dhimbjen e dashurisë dhe zemrat e plagosura…
“Harruar” vjen fare pak ditë larg ditës së dashuruarve, Shën Valentinit. Stiv renditet në vend të 30-të të klasifikimit për këtë javë si një hyrje e re.