Performanca e tij e parë në një skenë shqiptare nuk ka magjepsur vetëm të pranishmit në sallën e “The Voice”, por Stanaj ka emocionuar gjithashtu edhe të gjithë shqiptarët që kanë ndjekur performancën e tij nga ekrani i “Top Channel”.
Kjo shihet qartë në postimet e bëra në rrjetet sociale, ku fansat të cilët nuk kanë qënë të pranishëm në sallë, kanë postuar video të regjistruara nga ekrani i “Top Channel”, duke treguar krenarinë dhe emocionet e performancës së Stanaj.
Gjatë mbrëmjes finale të “The Voice”, artisti me famë botërore ka performuar “live” dy hitet e tij muzikore “Ain’t Love Strange” dhe “Romantic”, duke dhuruar emoicone të mrekullueshme.
Pas kësaj performance, fansat shqiptarë të artistit nuk kanë rreshtur së votuari “Romantic” duke e renditur në vendin e dytë të klasifikimit të “The Top List”. Falë votave të publikut, ky projekt muzikor i krenarisë shqiptare është ngjitur me 4 pozicione nga java e kaluar.