120 ditë plot të papritura, në një ndër rrugëtimet më dinamike dhe të veçanta brenda BBV ka qenë ai i Rozana Radit.
Nga amfiteatri i Tiranës, me të cilin e lidhin aq shumë emocione – pasi nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, artistit të mirënjohur Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që e do dhe i ka dhënë aq shumë -, finalistja ka shprehur mirënjohjen për të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar afër në të tatëpjetat e saj, për t’i dhënë dorën që të ringrihej sërish. Duke falenderuar Vëllain e Madh për eksperiencën, banorja u shpreh se ky “ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.”
Rozana: Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër dhe kanë dhënë dorën për t’u ringritur 100 herë në jetën. U jam mirënjohëse. Dua të falenderoj njeriun që më dërgoi ftesën për të ardhur këtu dhe përballur me veten. Falenderoj flotën e madhe të një Big Brotheri që mu bë më vëlla se vëllai që nuk e pata, i cili më la në garë me veten time, me gabimet më të mëdha të mijat, me humbjet që nuk i kisha pranuar kurrë deri më sot, me lotët, me gëzimet. Dhe që mendoj se ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.
Në klipin me momentet më të bukura në shtëpinë më të famshme, Rozana ka veçuar nga BBV takimin me Livian dhe forcimin e miqësisë me Laertin. Pavarësisht se ai i krijoi zhgënjimin më të madh, fakti që në fund u tregua mik i vërtetë duke i falur suksesin dhe e konsideruar atë fituese do të thotë shumë për artisten.
“Unë kam ditur ti mbjellë të gjitha lulet që furtunat e jetës m’i kanë prerë në mes. Ndjeva që asgjë nuk ishte ashtu sikurse e kisha menduar. Pata emocione të forta, shpeshëherë doja të hapja derën dhe të largohesha, por ajo që më mbajti ishte dita ime zero. Vendosa të filloja një jetë tjetër, një jetë të shoqëruar me sytë e të gjithë njerëzve që më kanë duartrokitur në skenë dhe që për herë të parë doja t’i bëja pjesë e përditshmërisë time. Jam deri më sot në ditën e fundit dhe mendoj se kam bërë hapin më të rëndësishëm të historisë time. Nga Big Brother doja të të veçoja takimin dhe miqësinë me Livian. Në lojën e BBV shoqëria vendoset në një peshore shumë të madhe. Përveç miqësive që krijova, pata zhgënjimin më të madh nga Laert Vasili.
Miqtë që nuk janë të vërtetë, të falin çdo gjë përveç suksesit. Laertit ju desh pak kohë që të bëhej një mik i vërtetë dhe të më falte suksesin. Big Brotheri im ka qenë më i rëndi që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. “Unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk ke ti” (fjalët e Gertës)– më prekën në një pikë që nuk duhet ta bëjë askush.
Shpeshherë jam gjetur përballë faktit për të lënë shtëpinë, sepse më dhimseshin njerëzit jashtë. BBV më ka mësuar se jam e brishtë, më dhemb kur më lëndojnë. Unë mendoj se nuk më kanë bërë asgjë, përveçse më kanë forcuar më tepër. Njeriu nuk e kupton kurrë sa i fortë është deri në momentin që përballet me defektet e tij. Unë kam bërë një Big Brother të momentit, prandaj e kam shijuar shumë me të mirat dhe të këqijat, por ka pasur edhe netë që kanë qenë netë që nuk i zbardha dot. Momentet e bukura në BBV kanë qenë si ditëlindje e pervjetore. Ardhja e mbesës time ka qenë një moment mjaft i bukur që do të mbetet në memorjen time gjatë.
Lulet e para i kam marrë në BBV pas 12 vitesh. Ky format më ka mësuar të mos ju iki gjërave të mira që më ka dhënë jeta. Ky BBV më ka bërë të kem ngjyra. Asnjë Rozanë nuk do të ishte nëse nuk do të kishte këtë Rozanën e jetës. Unë i kam hequr pengjet nga jeta ime. Mendoj që kur të mbyll derën e BBV çdo gjë do të mbetet si në këtë dhomën këtu prej xhami. Ka lojëra, ka këngë, ka të qeshura, ka lot, surpriza, ka magji. Në momentin që gjithë këto bien, perdja mbyllet dhe ti vazhdon një rrugëtim tjetër. Atë të jetës përtej kamerave, atë të vërtetin fare që Vëllai i Madh të ka përgatitur ta përballësh më mirë sesa kur hyre në shtëpi”- tha Rozana.